Trump nënshkruan ligjin që mbështet protestuesit në Hong Kong

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi një ligj që mbështet protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong.

Vendimi u dënua nga autoritetet e Hong Kongut dhe Kinës.

“Unë nënshkrova ligjin mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Hong Kong”, njoftoi presidenti amerikan përmes një deklarate, raporton AFP.

“Qeveria e Hong Kongut shprehu keqardhjen e saj të thellë për vendimin e Trumpit dhe e akuzoi Uashingtonin për “ndërhyrje” në punët e brendshme të Hong Kongut.

Pekini tha se e kishte thirrur ambasadorit amerikan në Kinë për një bisedë, duke i kërkuar Uashingtonit të mos e zbatonte ligjin.

Zëvendës-ministri i Jashtëm kinez, Le Yuceng, i tha ambasadorit amerikan, Terry Branstad, se Kina “e kundërshton ashpër” ligjin.

“Kina i kërkon SHBA-së që të korrigjojë gabimin në mënyrë që të mos dëmtojë më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin kinez-amerikan”, u tha në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme kineze.

Protestat në Hong Kong po zhvillohen që nga fillimi i qershorit.

Ato u organizuan fillimisht për të kundërshtuar një projekt-ligj që parashikonte ekstradimin e të dyshuarve në Pekin, por shpejt u shndërruan në një betejë, për të drejtat demokratike dhe ruajtjen e lirive civile, të garantuara për Hong Kongun më 1997, kur Britania e Madhe ia ktheu territorin Kinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme