Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar një protokoll për pranimin e Malit të Zi në NATO.
Kështu raporton Zëri i Amerikës, mirëpo Shtëpia e Bardhë ende nuk ka dal me një deklaratë zyrtare për nënshkrimin e protokollit.
Kujtojmë se Mali i Zi pritet të bëhet anëtar i plotë i NATO-s në fund të muajit maj në Samitin e Brukselit, derisa Spanja dhe Holanda dy anëtare tjera të NATO-s ende nuk i kanë përmbyllur procedurat për pranimin e Malit të Zi në këtë aleancë ushtarake.