Trump nxit guvernatorin e Georgias për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Donald Trump ka bërë presion ndaj guvernatorit republikan të Georgias për ta ndihmuar përmbysjen e fitores së Joe Bidenit.

Në një seri postimesh, ai nxiti guvernatorin Brian Kemp që të thërriste një seancë të veçantë të legjislaturës së shtetit, shkruan BBC.

Presidenti ende vazhdon të refuzojë humbjen dhe pretendon, pa dëshmi, se fitorja e Bidenit erdhi si shkak i mashtrimit.

Sipas kushtetutës amerikane, Bideni do ta marrë detyrën më 20 janar, pavarësisht se a e pranon humbjen Trumpi.

Bideni ka fituar zgjedhjet presidenciale me 306 vota të Kolegjit Elektoral, ndërsa Trump ka marrë 232 vota. Kolegji do të takohet më 14 dhjetor për të zyrtarizuar rezultatin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme