Përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës do të marrë një ftesë për një takim në Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas samitit në Paris, pasi Uashingtoni është i vendosur për të zgjidhur çështjen e Kosovës deri në fund të vitit, shkruajnë mediet serbe.
Sipas tyre, plani i Uashingtonit është se menjëherë pas Parisit, në shtator të takohen liderët me qëllim të zhbllokimit të gjërave nga pika e vdekur.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se do të organizojë një takim të ri, dhe qëllimi kryesor i kësaj ngjarje është që Perëndimi të detyrojë Prishtinën për të hequr taksën.
Macron do të bisedojë me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila gjithashtu do të jetë një pjesëmarrëse në takimin në Paris.
Ndryshe, më herët Trump në letrat dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq ka ofruar që SHBA të jetë nikoqir i takimit, i cili do të çonte në arritjen e marrëveshjes finale, por gjërat nuk kanë lëvizur nga ‘pika e vdekur’.