Trump për kapjen e Maduros: Operacion brilant, s’na e vranë asnjë, ne vramë shumë, kemi ushtrinë më të frikshme në botë

Prishtinë | 06 Jan 2026 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan Donald Trump festoi kapjen e udhëheqësit të rrëzuar venezuelan, Nicolas Maduro, duke u mburrur se operacioni me rrezik të lartë dëshmoi se SHBA-ja ka ushtrinë “më të frikshme” në botë, raporton CNN.

“Kishim shumë trupa në terren, por ishte e jashtëzakonshme”, tha ai gjatë një fjalimi në një takim të ligjvënësve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve në Washington, DC. “Ishte taktikisht brilante”.

Trump u tregoi ligjvënësve republikanë disa detaje operacionale, duke lënë të kuptohet se SHBA-ja ndërpreu energjinë elektrike në pjesë të mëdha të Venezuelës pak para se të hynte në vend. Kjo i dha ushtrisë elementin e befasisë teksa iu afrua kompleksit të Maduro-s.

“Dhe mendoni për këtë, askush nuk u vra”, tha Trump. “Dhe në anën tjetër, shumë njerëz u vranë”.

Trump më pas kritikoi demokratët për shprehjen e shqetësimeve lidhur me vendimin për kapjen e Maduros, duke u ankuar se pak veta në parti po e urojnë atë.

“Në një moment ata duhet të thonë, e dini, ‘Bëtë një punë të shkëlqyer’”, tha ai. “‘Faleminderit, urime’. A nuk do të ishte mirë?”.

Të ngjashme