Trump: Samiti me Rusinë sukses i madh, faj lajmet e rreme

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 09:00 | Nga

Presidenti amerikan, Donald Trump, insiston se takimi i tij me atë rus, Vladimir Putin, ka qenë sukses i madh, dhe sërish ua ka lënë fajin mediave që sipas tij po e tregojnë të kundërtën.

Trump u takua me homologun e tij në Helsinki të Finlandës para katër ditësh, ku mori shumë kritika për “sjellje inferiore” ndaj të parit të Rusisë.

“Samiti me Rusinë ishte një sukses i madh, përvç armikut të vërtetë të popullit, Mediat e Lajmeve të Rreme”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij personale në Twitter.

“Tani pres takimin tonë të dytë në mënyrë që të fillojmë t’i zbatojmë disa nga shumë gjëra që i kemi diskutuar, përfshirë ndaljen e terrorizmit, sigurinë për Izraelin….”

Trump vazhdoi edhe më tej t’i akuzojë skeptikët dhe kritikët e tij, për atë që ai pohon të jetë raport shumë i mirë mes tij dhe Putinit.

“Disa njerëz e URREJNË faktin që ia kaloj mirë me presidentin rus Putin. Më përpara do të donin që të shkonim në luftë se sa ta shihnin këtë. Quhet Sindromi i Çmendurisë Trump”, është një publikim tjetër nga ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme