Presidenti amerikan, Donald Trump, u tregua optimist sot në lidhje me një vaksinë kundër Coronavirusit të ri, duke thënë se shpresonte që një e tillë të ishte gati deri në fund të vitit, mbase edhe më parë.
“Ne mendojmë se do të kemi rezultate shumë të mira, shumë shpejt”, tha Trump.
“Shpresojmë ta kemi atë deri në fund të vitit, ndoshta edhe më parë. Ne po bëjmë një përparim spektakolar”, shtoi ai.
Presidenti theksoi, gjithashtu, se nuk dëshironte që njerëzit të mendonin se gjithçka varej nga një vaksinë, megjithatë të paturit e një vaksinë do të ishte gjë e shkëlqyer.
Agjensia Europiane e Barnave (EMA) vlerësoi dje se një vaksinë mund të jetë e disponueshme brenda një viti.