Trump sulmon Harrisin: Jeni e pushuar, keni qenë të tmerrshëm në gjithçka që keni bërë

Prishtinë | 25 Kor 2024 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Kandidati republikan Donald Trump, ka thënë se çdo gjë që prek nënpresidentja Kamala Harris kthehet në një “katastrofë totale”.

Kandidati republikan për president Donald Trump dhe kandidati për zëvendëspresident JD Vance po mbajnë tubimin e tyre të fundit në Charlotte, Karolina e Veriut.

“Këtë nëntor, populli amerikan do t’i thotë asaj – jo faleminderit Kamala, ju keni bërë një punë të tmerrshme, keni qenë të tmerrshëm në gjithçka që keni bërë,” tha Trump.

“Kamala, je e pushuar nga puna, largohu nga këtu”.

Të ngjashme