Trump: Terrorizmi islamik duhet ndaluar me çdo mjet

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 18:11 | Nga

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se terrorizmi islamik radikal duhet të ndalohet me çdolloj mjeti të nevojshëm, pa dhënë më shumë saktësime se çfarë nënkuptonte me këtë.

“Terrorizmi islamik radikal duhet të ndalohet me çdolloj mjeti të nevojshëm! Gjykatat duhet të na kthejnë të drejtat mbrojtëse. Duhet të jemi të fortë!”, shkruan Trump në “Twitter”.

Ky mesazh vjen një ditë pas atentateve të përgjakshme në Kataloni që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 14 personave dhe rreth 100 të plagosur, në veçanti në Barcelonë ku një kamionçinë përplasi dhjetëra kalimtarë.

Ky sulm u morr përsipër nga grupi xhihadist Shteti Islamik (ISIS).

Presidenti amerikan kishte dënuar që të enjten këtë sulm terrorist.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme