Trump thotë se nuk nevojitet armëpushim për një marrëveshje paqeje

Prishtinë | 18 Gus 2025 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për armëpushim në Ukrainë, duke shtuar se një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë.

“Nuk mendoj se keni nevojë për një armëpushim. E dini, nëse shikoni gjashtë marrëveshjet që kam arritur këtë vit, të gjitha ishin në luftë, unë nuk bëra asnjë armëpushim. E di që mund të jetë mirë ta kemi, por gjithashtu mund ta kuptoj, strategjikisht, pse një vend ose tjetri nuk do ta dëshironte atë. Keni një armëpushim dhe ata rindërtojnë e rindërtojnë e rindërtojnë, dhe ndoshta nuk e duan këtë”, tha Trump, transmeton Klankosova.tv 

Ai thotë se i pëlqen “koncepti i një armëpushimi” sepse njerëzit do të ndalonin së vrari, por “ne mund të arrijmë një marrëveshje ku të punojmë për një marrëveshje paqeje ndërsa ata janë duke luftuar”. /Klankosova.tv 

Të ngjashme