Trump vendos tarifa rekord për vizat, 100 mijë $ për punëtorët e huaj të kualifikuar

US President Donald Trump speaks to the press as he meets with NATO Secretary General Mark Rutte in the Oval Office of the White House in Washington, DC, on March 13, 2025. (Photo by Mandel NGAN / AFP) (Photo by MANDEL NGAN/AFP via Getty Images)
Prishtinë | 20 Sht 2025 | 22:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos një tarifë prej 100,000 dollarësh për aplikantët në programin për punëtorët e kualifikuar të huaj.

Kjo tarifë e re është një rritje drastike nga tarifat aktuale, të cilat shkonin rreth 1,500 dollarë. Trump pretendon se programi është abuzues dhe se kompanitë duhet të trajnojnë punëtorë amerikanë, jo të sjellin të huaj.

Kritikët thonë se kjo do të dëmtojë konkurrencën dhe inovacionin, veçanërisht për bizneset e vogla që nuk përballojnë dot koston. Amazon, Google, Apple dhe Microsoft janë përfituesit më të mëdhenj të programit.

Të ngjashme