Presidenti amerikan, Donald Trump, është takuar me bashkëthemeluesin e “Twitterit”, Jack Dorsey, në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar për mediat social, ka raportuar BBC-ja.
Në një deklaratë të shkruar, “Twitteri” ka bërë të ditur se dyshja ka biseduar për “mbrojtjen e shëndetit të diskutimit publik” në prag të zgjedhjeve të përgjithshme amerikane më 2020, transmeton “Koha Ditore”.
Trumpi kishte akuzuar më parë platformën sociale se po tregohej “shumë diskriminuese” ndaj tij. Trumpi ka nxjerrë në llogarinë e tij një fotografi me Dorseyn në Shtëpinë e Barrdhë, duke e cilësuar si “takim të mrekullueshëm”. “Shumë tema u diskutuan lidhur me platformën e tyre, dhe për botën e mediave sociale në përgjithësi”, ka shkruar Trump në “Twitter”.
“’Twitter’ është këtu për t’i shërbyer krejt diskutimit publik, dhe ne synojmë ta bëjmë më të shëndetshëm dhe më civil”, ka shkruar shefi ekzkeutiv i “Twitterit”. Takimi ka ardhur vetëm pak pasi presidenti postoi dy qëndrime duke përsëritur pretendimin e tij të kahershëm se platforma po keqpërdoret për hesape politike.