Trumpi gjatë tubimit zgjedhor: Po i ndalim vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore se administrata e tij është duke i ndalur “vrasjet në masë” midis Kosovës dhe Serbisë.

“Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata janë duke u vrarë mes vete për aq shumë vjet”, ka thënë ai para turmës që e brohoriste.

“’Ndalni vrasjet’, iu thashë. ‘Miq të bëhemi së bashku”, ka thënë Trumpi teksa në fjalimin gati dyorësh në Karolinë Veriore ka kritikuar vazhdimisht administratat e mëparshme për mënyrën se si e kanë drejtuar politikën e jashtme.

“E dini, këtë e kanë bërë për qindra vjet, sinqerisht, nën emra të ndryshëm”, ka thënë ai, teksa i është referuar nominimit të tij për Nobel të Paqes.

Pjesa e xhirimit ku ai flet për Kosovën ndërkohë është shpërndarë në rrjetet sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme