Presidenti amerikan Donald Trump në Twitter ka publikuar video xhirimin me të cilin përkujton sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001.
Me video, krahas shkrim it “Kurrë nuk do ta harrojmë”, ia ka përgjigjur kongresistes së Minesotës Ilhan Omar.
Siç shkruan “The Independent”, Trumpi iu ka përgjigjur Ilhan Omarit, njërës nga dy gratë e besimit islam e cila vjet u zgjodh në Kongres, transmeton Koha.net.
Ilhan Omar është në shënjestër të kritikave pasi që në opinion doli xhirimi i një adresimi të saj një grupi të myslimanëve rreth 11 shtatorit dhe ndikimit të kësaj ngjarjeje te pjesëtarët e komunitetit të saj.
“CAIR (Këshilli për marrëdhëniet amerikano islamike) është themeluar pas 9/11 pasi u kuptua se dikush bëri diçka dhe të gjithë kemi filluar që të humbasim qasjen në liritë tona”, ka thënë ajo.
Për shkak se ajo përdori fjalën”diçka” për tmerrin që shkaktoi vdekjen e 3.000 vetave, mjaftoi që të gjendet në krye të sulmeve të opinionit, para së gjithash të republikanëve.
“New York post”, i cili, siç shkruan “Independent”, tabloid në pronësi të Rupert Murdock, gjatë kësaj jave ka publikuar në faqen e parë foton e “binjakeve ” në flakë me mesazhin “Kjo është një diçka”.
Videoja që e ka publikuar presidenti tregon skena nga Nju – Jorku e Pentagoni e përkujton fjalimin që kongresistja e mbajti në muajin e shkuar.
Videoja përfundon me fjalët : “11 shtator 2001. Ne mbajmë ndër mend”.
Ilhan Omar është me origjinë nga Somalia. Në SHBA u shpërngul në vitin 1995 pasi kaloi katër vjet në kampin e refugjatëve në Kenia.
Në shkrimin e Trumpit, ajo u përgjigj duke e cituar Geogre W.Bush.
“Ata, ata që i kanë shkatërruar këto ndërtesa, do të na dëgjojnë së shpejti”, ka cituar ajo Bushin.
“A e ka minimizuar Bushi sulmin terrorist. Çka nëse ai ka qenë mysliman?”, ka shkruar Omar.
Kongresistja 37 vjeçare, nën e tre fëmijëve, në kohë të fundit shpesh nxit hidhërim te konservativët. Disa madje e kanë akuzuar edhe për antisemitizëm. Në mbrojtjen e vet ajo thotë të jetë në shënjestër të sulmeve për shkak se ajo dhe anëtarët tjetër të rinj përparimtarë në Kongres janë të gatshëm ta kritikojnë politikën e Izraelit ndaj Palestinës.
Disa nga ata që i dolën në mbrojtje janë Rachida Tlaib nga demokratët, Aynaa Presley nga Masaçuseti dhe kongresistja Alexandria Occasio-Cortez.
Ilhan Omar dhe Alexandria Ocasio Cortez,, siç pohojnë, po marrin kërcënime me vdekje.