Omar: Postimi i Trumpit m’i shtoi kërcënimet me jetë

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Një nga anëtaret e para myslimane të Kongresit amerikan ka thënë se një postim në Tëitter nga Donald Trump ka bërë që të shtohet kërëcënimet me jetë ndaj saj.

Ilhan Omar i Minesotas tha se kërcënimet u nxitën nga “retorika e dhunshme”, duke e akuzuar Trumpin të nxisë ekstremizmin e krahut të djathtë.

“Ai duhet të ndalet,” shtoi ajo.
Komentet e saj vijnë pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi se do të shtohen masat e sigurisë për ta mbrojtur kongresisten me mbulesë.

Postimi shfaqi Omarin duke biseduar me një grum myslimano-amerikan rreth sulmit të 11 shtatorit.
Të hënën, Trump sulmoi Omarin duke thënë se ajo ka dalë jashtë kontrollit.

Ai tha gjithashtu se Pelosi “duhet të shikojë deklaratat e urrejtjes anti-semite, anti-izraelite dhe mosmirënjohëse të SHBA-së të Omarit, përpara se ta mbrojë atë.

Republikanët kanë thënë se Omar tha se “disa njerëz bënë diçka” kur i referohej sulmeve të 11 shtatorit është fyese për rreth tre mijë amerikanët e vrarë në këto sulme.

Ndërkaq, demokratët i kanë dalë në mbrojtje Omarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme