Jared Kushner, dhëndri i Donald Trumpit dhe këshilltari i lartë i tij, e ka kontaktuar presidentin e SHBA-së duke e udhëzuar për pranimin e rezultatit të zgjedhjeve, njoftojnë burime për CNN-in.
Lëvizja ka ardhur pas deklarimit të Trumpit se Joe Biden po nxiton që “rrejshëm të pozojë si fitues” dhe se “gara nuk ka mbaruar ende”.
Joe Biden është zgjedhur president i ri i SHBA-së, ndonëse Trumpi ende nuk i ka pranuar rezultatet dhe ka nisur procedura ligjore në disa shtete.
“Nuk do të pushojë derisa amerikanët të kenë votim të sinqertë siç meritojnë dhe siç kërkon demokracia”, thuhet në komunikatën e Trumpit.
Kushner është i martuar me të bijën e Trumpit, Ivankan.
Demokrati Biden ka marrë urime nga udhëheqës politikë nga gjithë bota për triumfin në zgjedhje.
Biden mbrëmë i është adresuar qytetarëve amerikanë, duke thënë se është koha të shërohet Amerika dhe të bashkohet.
Biden dhe zëvendëspresidentja e re Kamala Harris, kanë lëvizur para me planifikimet për administratën e ardhshme, duke lansuar një uebfaqe dhe duke përgatitur ekipin e njerëzve për të nisur punën në agjencitë federale këtë javë.