Donald Trump dhe Joe Biden, të dy kandidatë për president të Shteteve të Bashkuara, do t’i kenë tri debate televizive para zgjedhjeve presidenciale.
Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje vetes dhe sfiduesit demokrat Joe Biden që t’i nënshtrohen testeve të drogës para debatit të tyre të parë muajin tjetër.
Trumpi i tha ‘Washington Examiner’, se ai kishte vërejtur një përmirësim të papritur të performancës së Bidenit në një nga debatet e tij televizive. Ai nuk ofroi asnjë provë që rivali i tij mund të ishte nën ndikim të drogës.
Bideni dhe Trumpi do të kenë tre debate para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.
Të mërkurën, Trumpi, i cili jepte fjalimin e tij kryesor në kongresin e partisë republikane e që vazhdon të enjte, bëri një pretendim të ngjashëm sikur e kishte bërë në vitin 2016 me Hillary Clintonin, duke argumentuar se aftësia e debatit të Bidenit ishte përmirësuar dukshëm në debatin përfundimtar me Bernie Sanders, e kjo kinse ka qenë nën ndikim të drogës.
Trumpi i tha Washington Examiner se “nuk e di se si ai (Bideni) mund të ketë qenë kaq i paaftë në debatet e tij dhe përnjëherë të jetë i mirë kundër Berniet”.