Trupa të aviacionit amerikan, zviceran dhe hungarez, fluturuan të martën mbi kampin Bondsteel.
KFOR-i njoftoi në rrjetin social, Facebook se fluturimi u bë me caktimin e Komandës Rajonale.
Trupat amerikane fluturuan me avionin ushtarak UH-60 Blackhawk, hungarezët me H-145M dhe zviceranët me AS-532 Cougar.
Misioni paqeruajtës në Kosovës përsëriti thirrjen se është për të zbatuar mandatin e tij, për të kontribuuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.
Ai shtoi se punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.