Ekonomia Online
FUNDIT

Trupa amerikane, zvicerane dhe hungareze fluturojnë mbi Bondsteel

Trupa amerikane, zvicerane dhe hungareze fluturojnë mbi Bondsteel

Trupa të aviacionit amerikan, zviceran dhe hungarez, fluturuan të martën mbi kampin Bondsteel. KFOR-i njoftoi në rrjetin social, Facebook se fluturimi u bë me caktimin e Komandës Rajonale. Trupat amerikane fluturuan me avionin ushtarak UH-60 Blackhawk, hungarezët me H-145M dhe zviceranët me AS-532 Cougar. Misioni paqeruajtës në Kosovës përsëriti thirrjen se është për të zbatuar […]

Trupa të aviacionit amerikan, zviceran dhe hungarez, fluturuan të martën mbi kampin Bondsteel.

KFOR-i njoftoi në rrjetin social, Facebook se fluturimi u bë me caktimin e Komandës Rajonale.

Trupat amerikane fluturuan me avionin ushtarak UH-60 Blackhawk, hungarezët me H-145M dhe zviceranët me AS-532 Cougar.

Misioni paqeruajtës në Kosovës përsëriti thirrjen se është për të zbatuar mandatin e tij, për të kontribuuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.

Ai shtoi se punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Të ngjashme