Trupat amerikanë të tërhequr nga Siria do të vendosen në Irak

Prishtinë | 20 Tet 2019 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Të gjitha trupat amerikane që tërhiqen nga Siria veriore pritet të zhvendosen në Irakun perëndimor, konfirmoi Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper.

Esper u tha gazetarëve se në planet e tanishme rreth 1000 ushtarë do të rizhvendoseshin për të ndihmuar në ndalimin e ringjalljes së Shtetit Islamik (IS).

Presidenti Donald Trump më parë është zotuar se do t’ dërgojë trupat amerikane në shtëpi, shkruan BBC.

Pas tërheqjes së trupave amerikane në këtë zonë janë vendosur trupat turq, ndërsa Ankaraja ka thënë se po i sulom një grup kurd që njihet si terrorist dhe se dëshiron të krijojë një tampon zonë të sigurt brenda Sirisë.

Të dielën, Turqia tha që një prej ushtarëve të saj u vra dhe një tjetër u plagos në një sulm kurd në afërsi të qytetit Sirian të Tal Abyad.

Në një zhvillim të veçantë, raportet thanë se një kolonë e ambulancave dhe kamionëve që transportonin luftëtarë kurdë u larguan nga qyteti i rrethuar Ras al-Ain të dielën dhe se forcat pro-turke ishin tani nën kontroll atje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme