IDF ka bërë të ditur se forcat speciale izraelite dhe shërbimet e sigurisë janë aktualisht me pengjet e liruar brenda Izraelit.
Bëhet e ditur se pengjet i janë nënshtruar një vlerësimi fillestar mjekësor dhe tani do të transportohen në spitalet në Izrael për t’u ribashkuar me familjet e tyre, përcjell Klankosova.tv
“IDF, së bashku me të gjithë strukturën e sigurisë izraelite, do të vazhdojë të veprojë derisa të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi”, thuhet në deklaratë.