Trupat izraelite vranë dy adoleshentë të Palestinës

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Trupat izraelite vranë dy adoleshentë të Palestinës gjatë protestave në kufirin e Gazës të premten, thanë zyrtarët e shëndetësisë palestineze.

Sipas Reuters, ushtria e Izraelit tha se kishte hapur zjarr si kundërpërgjigje ndaj gurëve të protestuesve.

Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza thanë se të rinjt ishin njëri i moshës 14 vjeçare ndërsa tjetri i moshës 18 vjeçare.

Izraeli thotë se nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të përdorë forcën vdekjeprurëse në protesta për të mbrojtur kufirin nga militantët që përpiqen të shkatërrojnë pengesën dhe të depërtojnë.

Palestinezët kanë organizuar protesta javore që nga marsi i kaluar në kufirin e Gazës, një enklavë e kontrolluar nga grupi militant islamik Hamas.

Ministria e Shëndetësisë e enklavës thotë se më shumë se 220 palestinezë janë vrarë nga trupat izraelite në protesta dhe një ushtar izraelit ka vdekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme