Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se sipas informacionit që ka marrë, trupi i Ratko Mladiqit, të dënuar për krime lufte është marrë në Hagë.
Ai tha se trupi i tij siç tha do të arrijë në Serbi vonë pasdite.
“Me sa kam marrë informacion, trupi është marrë dhe duhet të mbërrijë në Serbi në fund të pasdites”, tha presidenti serb.
Ai vdiq në burgun e Sheveningenit më 27 gusht.
Serbia i garantoi varrim me ceremoni shtetërore Mlladiqit.
Presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq tha ditë më parë se Mlladiqi do të varroset kudo që “dëshiron familja”.