Trupi i pajetë i gjendur dje në Stubicë është i një 19-vjeçari

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ishte informuar se një trup i pajetë u gjend në Stubicë, afër pikës kufitare Kullë.

Ndërkaq, sot i bënë të ditura detajet se viktima është një 19 vjeçar me inicialet B.T.

“Hetuesit Rajonal në Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si hetim i vdekjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme