Mesditën e së mërkurës pritet të arrijë në Shqipëri trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të Forcave tona të Armatosura në përbërje të NATO-s në Letoni.
Trupi i pajetë i tij pritet të arrijë me avion ushtarak, ndërsa homazhet për ushtarakun e rënë në krye të detyrës në misionin e NATO-s ns Letoni do të zhvillohen të enjten në hollin e Pallatit të Kongreseve.
Në bazën Adazi ku shërben kontingjenti shqiptar u zhvillua sot edhe ceremonia në nder të major Tanushit në grup-batalionin e NATO-s në këtë bazë, raporton ATSH.
Pos tij, në Letoni pas shpërthimit të një mine humbi jetën edhe ushtarja, Zarife Hasanaj.