Mbërrin sot në Atdhe trupi i pajetë i major Klodian Tanushit

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Mbërrin sot në Shqipëri trupi i major Klodian Tanushit

Pritet që sot të mbërrije në Shqipëri trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni.

Trupi i tij do të mbërrijë me avion ushtarak dhe do të pritet me ceremoni e nderime në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza”.

Homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe më pas Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 – 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar.

Arkivoli me trupin e major Tanushit do të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Pas shpërthimit të një mine gjatë misionit të NATO-s në Letoni humbën jetën nëntetare Zarife Hasanaj dhe Major Klodian Tanushi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme