Vjosanda Dina nga Kukësi ka akuzuar fqinjin e saj për uzurpim të pronës në fshatin Shkarkashnik, ku ajo jeton prej 18 vitesh pas martesës. Ajo pretendon se pronën e kanë blerë me mirëbesim dhe se pagesën prej 16 mijë e 500 eurosh e kanë kryer në tërësi.
Dina ka thënë se pronën e kanë blerë nga Hajdar Dulli, duke theksuar se në këtë marrëveshje kanë qenë të pranishëm edhe dëshmitarë.
“Jam nga Kukësi, jam e martuar me fshatin Shkarkashnik, që 18 vjet martesë i kemi. E kemi blerë këtë pronë me mirëbesim dhe në tërësi dhe në cilësinë e dëshmitarëve, nga Hajdar Dulli, e kemi paguar në tërësi dhe me mirëbesim. Edhe e kemi nejtë, jemi strehuar, kemi punuar këtë tokë, pa asnjë hile dhe asnjë borxh”, ka thënë ajo.
Ajo ka rrëfyer se pas blerjes kanë nisur jetën në këtë pronë, duke punuar tokën dhe duke investuar në renovimin e shtëpisë, e cila sipas saj ishte në gjendje të rrënuar.
“Jemi marrë vesh si nuk ka palë të tretë dhe e kemi paguar, nuk ka asnjë borxh edhe kemi filluar jetën normale duke punuar pak tokën, tu u strehuar, duke rregullu shtëpinë. Shtëpinë e kemi filluar prej fillimit, se kjo shtëpi ka qenë total e prishur edhe e kemi rregulluar kapak kapak çdo vjet. Por pastaj filluan me i lind disa konflikte. Tokën e kemi blerë 16.500 euro”, ka deklaruar Dina.
Për më shumë detaje rreth rastit, ndiqeni videon.