Tryeza politike, e destinuar për dështim

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 08:24 | Nga

Përfaqësuesit e subjekteve kryesore politike, përfshirë ata të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), do t’i përgjigjen të martën ftesës së Partisë Demokratike (PDK) për të marrë pjesë në një tryezë diskutimi që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Kosovës, e veçmas për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Por jashtë politikës ato po shihen si aktivitete koti që nuk do të prodhojnë ndonjë rezultat, shkruan Koha Ditore.

Publicisti Imer Mushkolaj i ka thënë gazetës se, në mungesë të veprimeve konkrete përmbajtjesore, si të partive në koalicionin qeveritar ashtu edhe të atyre në opozitë, alternativë po del të jetë organizimi i tryezave partiake.

“Por, këto tryeza nuk do të prodhojnë kurrfarë rezultati, janë thjesht tryeza koti që më shumë iu shërbejnë partive politike dhe individëve të caktuar brenda tyre për të shëruar komplekse, sesa që zgjidhin ndonjë problem, aq më pak çështje madhore. Vendi për debate dhe marrje vendimesh është Kuvendi i Kosovës punën e të cilit po këto parti politike e kanë paralizuar duke e shndërruar në institucion që prodhon vetëm debate shterpë, e nuk e kryen funksionin që duhet”, ka thënë Mushkolaj. “Tryezat e tilla partiake nuk mund të zëvendësojnë rolin që duhet ta ketë Kuvendi. Janë thjesht hajgarellëk”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme