Tsipras e njoftoi parlamentin për Notën verbale nga MPJ-ja e Maqedonisë

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri grek Alexis Tsipras, duke folur në debatin në Parlamentin grek, shkurt para votëbesimit, i njoftoi deputetët se Greqia e ka pranuar Notën verbale nga MPJ-ja e Maqedonisë, në të cilën kumtohet se janë plotësuar detyrimet konform Marrëveshjes së Prespës, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Tsiprasi iu drejtua Micotakisit dhe tha se në tekstin e marrë “fqinjët përveç që raportojnë, kanë edhe deklaratë interpretuese”, gjegjësisht se sqarohen pjesët e ndërlidhura me gjuhën dhe shtetësinë.

“Çka sqarojnë fqinjët tanë në atë tekst, që është juridikisht e detyrueshme dhe i përsërit detyrimet që dalin nga marrëveshja? Fillimisht, se termi nationality i përket kryesisht shtetësisë dhe nuk e definon ose sugjeron çështjen e nacionalitetit. E dyta, se gjuha e fqinjëve tanë, siç është përmendur në marrëveshje dhe është pranuar në konferencën e KB-së në vitin 1977, i takon grupit të gjuhëve sllave të Jugut”, tha Tsiprasi.

Kryeministri grek në fjalimin e tij iu drejtua liderit të Demokracisë së re dhe iu përgjigj kërkesave të tij që të mos e miratojë Marrëveshjen e Prespës me procedurë të shpejtë në parlament, e porositi se do të ketë mjaftueshëm kohë, edhe pse për çështjen konkrete tashmë një vit diskutohet, ndërsa njëherit e fton në TV duel.

“Unë për herë të dytë ju sfidoj dhe ju ftoj, ejani edhe këtu në Parlament dhe në një dialog televiziv për Marrëveshjen e Prespës, që të thoni se kush janë ato argumente që i keni, e porositi Tsiprasi Micotakisin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme