Tsipras kushtëzon mbështetjen e Shqipërisë për në BE

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri grek Alexis Tsipras në një intervistë për “Financial Times”, ka folur për disa nga problemet brenda vendit, por edhe ato në rajon me të cilat ai është përballur gjatë detyrës së tij.

Tsipras ka pranuar vështirësitë e arritjes së marrëveshjes së çështjes së emrit me Maqedoninë, e cila kishte mbetur pezull për 27 vite, duke thënë se një marrëveshje e tillë nuk kishte të bënte vetëm me emrin, por me historinë dhe identitetin.

Sipas Tsipras, në të njëjtë logjikë, do ishte edhe trajtimi i marrëdhënies së vështirë greko-shqiptare, duke përfshirë kufijtë detar, ligjin teknik të luftës që ka ekzistuar mes dy vendeve që nga viti 1945 dhe statusin e minoritetit etnik grek, aktualisht të ngecura pas një dialogu premtues të nisur në nëntor të 2017-s.

Tsipras thekson se mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, është një ndër kushtet kryesore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, madje këtë ia ka shpjeguar edhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Nëse Shqipëria përmbush detyrimet e saj për të drejtat e njeriut, Tsipras thotë se “Greqia dhe unë personalisht do të mbështesim një vendim të mundshëm në Qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që të nisin procesin e anëtarësimit në BE sëbashku… Por ne nuk do të vëmë në rrezik procesin e anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ka bërë progres. Do të ishte e padrejtë”.

Tsipras thekson se Greqia nuk dëshiron të fitojë reputacion për dhënien leksione të tjerëve, duke hequr peshën e vet ose duke vendosur kushte tepër të ngurta për vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE.

“Popujt e Ballkanit kanë nevojë për një nxitje të reformave. Është si shkopi dhe karrota. Ata kanë nevojë për karrota, nëse gjithçka duket e errët”, është shprehur Tsipras për “Financial Times”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme