Tubim masiv i LDK-së në Kodrën e Trimave, mbështetje e madhe për Përparim Ramën

Prishtinë | 06 Tet 2025 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Kodra e Trimave i ka rezervuar një pritje masive kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Numër i madh qytetarësh i dhanë mbështetje Ramës për mandatin e dytë në krye të Prishtinës.

Rama i ka falënderuar qytetarët për pritjen.

“Faleminderit Dega I”, ka shkruar Rama.

E kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Prishtina po i prin fitoreve të partisë në gjithë Kosovën.

“Kodra e Trimave, Dega e parë, janë me LDK-në, janë me Përparim Ramën, janë me vet Prishtinën.Kryeqyteti po i prinë valës së madhe të fitoreve anembanë. Fitore, asgjë më pak se kaq”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme