Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shëmb Manaj, ka zhvilluar sot një tubim masiv në Obiliq, ku filloi me një minutë heshtje për të nderuar tre fëmijët e ndjerë nga Jabllanica e Gjakovës.
Ai e cilësoi këtë tubim si një dëshmi të forcës dhe mbështetjes së LDK-së në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se ky është moment historik për partinë dhe për kryeministrin Lumir Abdixhiku.
Manaj falënderoi qytetarët për mbështetje, mikpritje dhe besim.