Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, ka pranuar se ka pasur kontakte me Sami Khediran së fundmi.
Tuchel thuhet se është në kërkim të një mesfushori të ri pas pensionimit të Thiago Mottas dhe Khedira i Juventusit shihet si top-target.
Gjithsesi, Tuchel nuk ka pranuar të flasë nëse dëshiron ta transferojë gjermanin.
“Është e vërtetë që kam folur shumë me Khediran, por nuk do të flas për transferim. Kam folur sepse e njoh për 14 vjet”, ka thënë Tuchel.