Pulisic drejt largimit nga Chelsea, dy skuadrat e mëdha angleze e duan atë

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Ardhja e trajnerit Thomas Tuchel te Chelsea nuk është pritur aspak mirë për Christian Pulisic.

Sulmuesi amerikan kishte punuar me teknikun gjerman te Borussiq Dortmund dhe pritej të ishte ylli i Chelseat pas ardhjes së Tuchel, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Anësori nuk po gjen hapësira në formacionin startues, pasi skema me të cilën luan Tuchel nuk i përshtatet atij.

22-vjeçari shihet si ylli më i madh i Chelseat, por nëse nuk ndryshon situata e tij atëherë mund të largohet në verë.

Dy gjigantët anglez, Manchester United dhe Liverpool janë duke u interesuar për transferimin e sulmuesit.

Pulisic përshtatet me lojën e dy skuadrave dhe nëse nuk ndryshon situata e tij në Londër, largimi nga Chelsea nuk do të ishte befasi.

Në garë për lojtarin mbetet edhe kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich.

Reprezentuesi amerikan iu bashkua Chelseat dy vite më parë për 64 milionë euro nga Borussia Dortmund, derisa ka kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2024.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme