Tully: Dëshmitari i ZPS-së as nuk ka qenë as në UÇK, kishte injorancë totale si ka funksionuar UÇK

Prishtinë | 13 Shk 2026 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Eric Tully, avokat i Rexhep Selimit në fjalën e tij ka thënë se dëshmitari i vetëm i thirrur nga ZPS e që pretendonte se kishte dijeni për urdhra specifikë nga Selimi, është përshkruar si gënjeshtar edhe nga vet familja, raporton Ekonomia Online.

Avokati Tully tha se ky dëshmitar nuk ka qenë as në UÇK dhe se kishte injorancë totale se si ka fumksionuar UÇK.

“Nuk mund ta konsideroni këtë dokument si një urdhër dhe as nuk i afrohet një urdhri, sepse ky dokument nuk tregon që zoti Selimi të ketë pasur kontroll apo autoritet operativ. I vetmi dëshmitar që ka thirrur ZPS që pretendoi se kishte dijeni për urdhra specifikë nga zoti Selimi, në cilësinë e zotit Selimi, në cilësinë e ministrit të rendit publik, ka qenë dëshmitari W04748, që është përshkruar nga vetë anëtarët e familjes si gënjeshtar. Një person që nuk ka qenë as në UÇK, jo të ketë qenë në ministrinë e brendshme; ai kishte një injorancë totale se si ka funksionuar UÇK asokohe. Një person që në mënyrë krejt të pabazë ka pretenduar se ka pasur një njeri për marrëveshje të fshehta mes KFOR-it dhe Policisë dhe, pavarësisht spekulimeve të tij lidhur me urdhrat e lëshuar prej zotit Selimi, ai e pranon gjatë kundërpyetjeve se nuk kishte pasur dijeni personale në lidhje me ndonjë urdhër të marrë prej policisë në verën e ’99 dhe, më konkretisht, ai nuk kishte dijeni që komandantët e zonave kishin marrë urdhër nga ministri i rendit publik”, tha ai.

Sipas Tully, i vetmi dokument që ZPS-ja e konsideron si urdhër, është një komunikatë e lëshuar në emër të Selimi me 14 qershor të 1999-ës.

“ZPS-ja nuk ka thirrur dëshmitarë të vetëm që ta njoh këtë dokument. As nuk kemi ndonjë precedent. Edhe formulimi është kaq i vagullt dhe asgjë në përmbajtje nuk tregon se pushteti i Shefit të Policisë të UCK-së ishte transferuar ministrit të Rendit Publik”, tha Tully.

Të ngjashme