Arda Turan është objektiv i një super-oferte nga Superliga e Kinës.
Sipas beIN Sports Turkey, Turan është gati të diskutoj rreth një oferte të madhe nga kampionati kinez.
Oferta që kinezët kanë ofruar për mesfushorin e Barcelonës besohet të jetë 100 milionë euro për katër vite, duke e bërë njëri nga më të pagurit në botë.
Sipas këtij burimi, marrëveshja mund të vjen këtë muaj, pasi Turan nuk është zgjedhje e parë e Luis Enriques dhe rroga duket e pa-rezistueshme.