Një turist nga Amerika është gjetur i vdekur në një hotel në Sarandë.
Vdekja e tij është zbuluar mëngjesin e sotëm. Pushuesi amerikan ishte i moshës 62-vjeçare. Sipas të dhënave të para, ai ndodhej me pushime në Sarandë.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së turistit, por policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të fakteve.