Një turist shqiptar 37 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një incidenti në plazh, ditën e djeshme në Itali.
Burri, i cili ishte me familjen e tij, kishin marrë me qira një pedalone, me të cilën ishin larguar rreth 30 metra nga bregu i detit.
Në një moment shqiptari është hedhur me kokë, por nuk ka vënë re cekëtinë që ishte, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë.
Sipas bluzave të bardha në Cesena ku ai mori mjekim, shqiptari rrezikon të humbë ndjeshmërinë e këmbëve, duke mbetur i paralizuar.