Kanë mjaftuar disa të shtëna në ajër në një nga diskot më popullore të rivierës në bregdet, për të kthyer sot sytë, nga një prej plagëve serioze që vuan turizmi i sotëm shqiptar, sa i takon ofertës që ai ka për argëtim.
Nga Palasa deri në Jalë, në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, një turist i ka të gjitha mundësit të argëtohet vetëm me detin. Përtej kësaj mundësie, mbasditet dhe mbrëmjet në rivierën shqiptare janë një betejë më vete.
Në gjithë zonën më të shtrenjtë të turizmit bregdetar në vend, nuk ke asnjë shans të argëtohesh, të mjekohesh nëse sëmuresh dhe as të shetisësh apo eksplorosh zonën. Alternativa e vetme janë disa modele diskosh të eksportuara nga blloku në qendër të Tiranës në bregdet. Janë thuajse të njëjtit pronarë, të njëjtit menaxherë dhe të njëjtit klientë. Super të shtrenjta, dhe të krijuara për të rrjepur shtresën e të rinjve të pasur, ato janë në të vërtet modeli se si nuk duhet të zhvillohet turizmi në vend.
Pjesa më e bukur bregdetit shqiptar për shkak të këtij modeli, po ktehet në një zonë preferenciale vetëm për ata që duan të transferojnë qëndrimin nga Tirana në bregdet në fundjavë por jo për një turistë të zakonshëm.
Një turist i zakonshëm pas orës 18, nuk ka asnjë alternativë tjetër. Në zonë nuk ka asnjë institucion kulturor, asnjë sallë kinemaje apo muze rajonal, asnjë atraksion kulturor, asnjë guidë për të të shpjeguar zonën, asnjë shenjë të turizmit historik edhe pse ka histori me shumicë, asnjë mundësi për të shetitur buzë detit, asnjë zonë popullore ku njerëzit dalin dhe shërbehen lirë. I gjithë sistemi është i ngritur si një çark për disa parelinj, duke pasur paraysh një tufë pordhacësh nga Tirana që fundjavave të verës, i lënë takimet në këtë bregdet.
Një familje e zakonshme e ka të pamundur ta shtyjë më shumë se tre ditë në këtë zonë, ndërsa mund ta kalojë shumë më mire në Sarandë edhe pse qyteti është i tejngopur me ndërtime dhe turistë. Ndryshe nga bregdeti i tangërllëkut shqiptar, qytetet tona bregdetare, me gjithë të metat, si Saranda, Vlora, Durrësi, Shëngjini e ndonjë tjetër, ofrojnë më shumë mundësi për t’u ndjerë pushues se sa një vend perlë si zona nga Dhërmiu në Jalë.
Ajo zonë po shndërrohet pak nga pak në një zonë përjashtuese për turistin e zakonshëm.
Dhe modeli i zhvillimit po vazhdon të jetë kriminal. Në vend të investohet në resorte dhe atraksuione turistike, po vbazhdon krimi i ndërtimit të zonave të mëdha rezidenciale, apo fshtarave me vila, modele tërisht të dështuara nga lalzi në Golem, që realizojnë ëndrrat vanitoze të dhjetëra milionerëve të rinj për të pasur vila në bregdet, duke e vdekur tërësisht turizmin. Në vend të resorteve të mëdha që do të zhvillonin zonën dhe do t’iu jepnin mundësi mijëra pushuesve ta frekunetonin, do të kemi pas disa vitesh, fshtara të tëra të vdekur turistik, që nuk di pse i quajnë investime strategjike në turizëm, pasi janë e vetmja strategji e dështuar turizmi. Ato janë veprimatri të pastra “real estate” pasi vilat janë parablerë nga qytetarë të pasur që do t’i përdorin ato 15 ditë në vit, nëse nuk arrijnë të zihen me gratë deri në fund të pesëmbëdhjetditëshit. Pastaj do të jenë bosh, dhe njerëzit do t’i tregojnë me gisht se të kutj janë vilat, si i vetmi atraksion thashethemesh në zonë.
Askush nuk ka menduar që në zonë të investohet për turizmin historik edhe pse është zona që ka mbiprodhar histori, askush nuk inevston për turizmin fetar por dhe atë e kanë lënë në dorë të ca priftirënjve sherraxhinj që mezi presin gushtin të bëjnë sherr, askush nuk mendon për kulinarinë ngaqë dhe një i zonëns që merret me kulinari ka helmuar gjithë Shqiëprinë me sherre, askush nuk ka menduar për objekte muzeale, edhe pse çdo shtëpi e Vunoit e Dhërmiut ka më shumë histori se Tirana e vjetër, askush nuk ka menduar për guida për eksplorimin e zones, edhe pse askund në botë nuk e ke aq afër detin me shtigje malore dhe alpe të mahnitshme, askush nuk ka menduar për vende argëtimi për fëmijë, për lodra dhe ambjente argëtuese, apo gjëra të tjera që të mbushin ditën, por vetëm për vila të shtrenjta, disko të shtrenjta dhe në fund dhe ndonjë krisëm herë në ajër e herë në shenjë.
Është shembulli se si vdes një pasuri natyrore kur bie në duar zengjinësh të rinj, të cilët nuk investojnë për turizmin, por për fitime të shpejta të tyre. Ata nuk kanë faj se atë dinë të bëjnë, por dikush duhet të diktojë strategji të re turizmi për ta shpëtuar bregdetin prej tyre. Ata kanë një klientelë me dy mijë vetë të pasur dhe atyre i kanë marrë lekë për vila në Golem, pastaj për vila në Lalez, pastaj për vila në Tirane, e tani për vila e disko në rivierën shqiptare. Kaq dinë të bëjnë.
Është modeli më i shëmtuar dispropocional mes ofertës për shumicën dhe eskluzivitetit për pakicën. Është turizmi i injorantëve të pasur. Atyre që nuk duan të shikojnë dhe mësojnë, por që duan t’i shikojnë e t’i adhurojnë.