Në mediat e huaja , Shqipëria ngadalë po zhduk imazhin e vendit te pa sigurt dhe të krimit. Të rralla janë ato media të cilat sot raportojnë mbi gjërat negative në Shqipëri,hiq skenën politike.
Shqipëria sot maturohet si vend turistik, rekomandohet shpesh dhe me fjalë tejet pozitive.
Bregdeti i mrekullueshëm shqiptar zë peshën kryesore te seksioni i turizmit për Shqipërinë, duke qenë se ka edhe numrin më të madh të hoteleve dhe restoranteve për të cilat jepen opinione.
Të huajt e vlerësojnë bregdetin shqiptar dhe turizmin veror për cilësinë e lartë të hoteleve dhe restoranteve. Një pjesë e tyre rekomandohen në mënyrë të veçantë. Më të vlerësuar janë hotelet në Durrës dhe Sarandë.
Elementet që merren në konsideratë janë: mirëmbajtja e dhomave, pastërtia e tualetit, hapësira, komodi-teti i shtretërve, shërbimi i internetit wifi, por edhe stafi.
Një turist nga Bratisllava e përshkuan kështu qëndrimin e tij prej 10 netësh në një nga hotelet në Durrës: “Hoteli ” OAZ ” gjendej buzë ujit të detit Adriatik.
Është shumë i pastër dhe komod,qetësi , me një kujdes të veçantë ndaj klientit . Ishte hera ime e parë në bregdetin shqiptar. Nëse jeni duke kërkuar një vend të qetë, ku mund të shijoni rërën, pishinën fantastike dhe ushqimin e mirë, ky është vendi që bën për ju.”
“Durrësi është një vend i këndshëm, ku ushqimi tradicional përzihet me atë ndërkombëtar. Ushqimi është shumë i mirë dhe i freskët. Stafi drejtues dhe kamerierët profesionistë dhe të këndshëm të Hotelit “OAZ” më kanë bërë të ndjehem shumë më i relaksuar.
Gjithsesi se do ta vizitojë edhe në të ardhmen”, ka thënë për lajmixpress.net një turist nga Nurnbergu i Gjermanisë.
Në sytë e të huajve, të cilët Shqipërinë po e vizitojnë për çdo vjet e më shumë,ka edhe dobësi.,të cilat lidhen me infrastrukturën kryesisht.
Por,ankesat më të shpeshta kryesore kanë të bëjnë me “yjet”, të cilat nuk përputhen me ato që të huajt gjejnë në të vërtetë. Natyrisht, ata nuk kanë sesi ta dinë që në Shqipëri ato janë vendosur sipas qejfit të pronarit.