Turqia meriton të organizojë Kampionatin Evropian të vitit 2024 në futboll, pasi përfaqëson një “kufi të ri”, që do të sjellë fitime të mëdha ekonomike, ka thënë zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, duke hedhur poshtë shqetësimet për ankesat ndaj Turqisë për shkelje të të drejtave të njeriut.
UEFA do të vendosë për organizatorin e Evropianit 2024, kur Komiteti ekzekutiv i saj të takohet të enjten në Nyon.
Gjermania është kandidatja tjetër për organizimin e Evropianit 2024.
Turqia kishte dështuar në tentimin për të organizuar Evropianin 2016 në futboll dhe Lojërat Olimpike Verore të vitit 2020, ndërsa Gjermania kishte fituar të drejtën e organizimit të Botërorit 2006 të futbollit, që gjerësisht ishte vlerësuar si sukses.