Turqia i bëri thirrje të martën Rusisë dhe Ukrainës që të marrin masa për të garantuar sigurinë e lundrimit në Detin e Zi.
Ky reagim erdhi pasi një sulm me dron goditi një anije në pronësi turke dhe plagosi rëndë tre anëtarë të ekuipazhit pranë portit rus të Novorossiysk, raporton Reuters.
Ministria e Jashtme turke tha se Ankaraja ishte seriozisht e shqetësuar për shënjestrimin e anijeve civile në Detin e Zi, pavarësisht “të gjitha paralajmërimeve tona”, duke shtuar se po ndiqte nga afër gjendjen e qytetarëve të saj.