Beshiktash dhe Napoli do të luajnë ndeshjen e tyre të vlefshme për Ligën e Kampioneve në një orar të pazakontë. Bilbili do të bjerë nesër në orën 18:45 (20:45, sipas orës lokale në Stamboll). Vendimi është marrë nga UEFA, pas zgjedhjes së bërë nga qeveria turke për të mos e zbatuar orën ligjore.
Në këtë mënyrë, nga 30 tetori 2016 ndryshimi i orës në Turqi, nga ajo në Evropën Qendrore, do të jetë me 120 minuta. Në rast se Turqia, si pjesa tjetër e Evropës, do të ndërronte orën në natën mes 29 dhe 30 tetorit, atëherë ndryshimi do të ishte vetëm 60 minuta.
Në 18:45 do të luhet edhe sfida mes Beshiktashit dhe Benfikës, në program për më 23 nëntor.
Do të jenë disa ndeshje që do të ndërrojnë orarin e nisjes. Por nëse në Turqi kjo do të bëhet për shkak të diferencës së orës, në fushat e tjera do të ndërhyhet për të respektuar normativën e UEFA-s që parashikon nisjen e njëkohshme të takimeve të fundit në fazën e grupeve.