“Nuk është aspak një sekret që Franca mbështet YPG-në. Macron takoi përfaqësuesit e tyre”, deklaroi shefi turk i diplomacisë, Mevlut Cavusoglu, i cituar nga agjencia shtetërore “Anadoll”. “Ne nuk kemi informacione mbi dërgimin e ushtarëve të rinj francezë por ata vazhdojnë të mbajnë praninë aktuale. Nëse ata qëndrojnë për të ndihmuar në të ardhmen e Sirisë, atëherë faleminderit. Por nëse qëndrojnë për të mbrojtur YPG-në, kjo nuk është në përfitim të asnjërit”, shtoi ai.
Presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi të mërkurën tërheqjen e rreth 2 000 trupave ushtarake amerikane të vendosura në Siri, që luftojnë xhihadistët e grupit Shteti Islamik (ISIS) në krahë të një koalicioni arabo-kurd që dominohet nga YPG-ja.