Turqia i ka pezulluar fluturimet me Iranin për shkak të shtimit të rasteve të koronavirusit në Republikën Islamike. Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i Organizatës së Aviacionit Civil në Iran.
Ky zëdhënës, i quajtur Reza Jafarzadeh, tha se pezullimi i fluturimeve ka filluar të shtunën, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve.
Zyrtarët shëndetësorë iranianë janë mundur ta nënvlerësojnë deklaratën e presidentit Hassan Rouhani se rreth 25 milionë banorë të Iranit tashmë mund të jenë të infektuar me koronavirus, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Ata pretenduan se vlerësimi i presidentit ishte i bazuar në testin serologjik që e mat ekspozimin ndaj sëmundjes dhe në të cilin nuk mund të mbështeten vlerësimet për ta treguar gjendjen aktuale të sëmundjes.
Shifra prej 25 milionë të infektuarish e përmendur nga Rouhani është shumë më e madhe se numri zyrtar prej 273,788 personave të dalë pozitivë në testin për koronavirus.
Për më tepër, në Iran deri më tani janë regjistruar 14,188 viktima të virusit të ri, duke e bërë shtetin më të prekur në Lindjen e Mesme.