Turqia të hënën pret 6,5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Rreth 6.5 milionë doza të vaksinës CoronaVac të Kinës do të dorëzohen në Turqi të hënën, ka njoftuar ministri i shëndetësisë, Fahrettin Koca.

“Në përputhje me planin tonë të blerjes, dërgesat e vaksinave në Turqi do të vazhdojnë normalisht”, tha Koca, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se vaksinimet në masë filluan në Turqi më 14 janar, pasi u bë grumbulli i parë i tre milionë dozave të vaksinave të zhvilluara nga SinoVac Biotech i Kinës që mbërriti më 30 dhjetor.

Mbi 1.23 milion njerëz, kryesisht punëtorë shëndetësorë dhe njerëz të moshuar, janë inokuluar që nga 14 janari.

Ministri i shëndetësisë dhe Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ishin ndër të parët që u vaksinuan për të rritur besimin e publikut në vaksinë.

Të ngjashme