Turqia tërheq ambasadorët nga ShBA-ja dhe Izraeli

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 08:50 | Nga

Turqia ka tërhequr ambasadorët e saj nga ShBA-ja dhe Izraeli, një ditë pas protestave të përgjakshme që lanë të vdekur 52 palestinezë në Gaza.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar Izraelin për gjenocid përderisa ka deklaruar se do t’i mbështesin palestinezët me vendosshmëri.

Protestat e palestinezeve u intensifikuan ditën e djeshme pasi ShBA-ja zhvendosën ambasadën e tyre nga Tel Aviv në Jerusalem.

Ky veprim vjen pasi presidenti Amerikan, Donald Trump, kishte njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, pjesa lindore e të cilit pretendohet se u përket palestinezëve.

Presidenti turk Erdogan gjithashtu bëri të ditur se një tubim i madh do të bëhet në Stamboll ditën e premte, në kundërshtim të dhunës në Gaza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme