Turqia zotohet të ruajë marrëdhëniet tregtare me Iranin

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 17:23 | Nga

Turqia do të ruajë dhe do të përmirësojë marrëdhëniet tregtare me Iranin, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë takimit me homologun e tij në Teheran, Hassan Rohani.

Këto komente të Erdoganit vijnë disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të largohen nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe u zotuan se do të vendosin sanksione ndaj Republikës Islamike.

Erdogan i tha presidentit Rohani se vendimi i Uashingtonit, që njëanshëm të largohet nga marrëveshja, ishte gabim dhe u zotua se do të punojë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, raporton agjencia shtetërore e lajmeve turke, Anadolu.

Irani është furnizuesi i tretë më i madh i Turqisë me naftë dhe burimi i dytë më i madh i gazit natyror. Tregtia mes dy shteteve është rritur në vitet e fundit./Rel

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme