Shkëlqesia juaj,
Dëshirojmë t’iu shprehim urimet tona për emërimin tuaj si Kryeministër i Kosovës dhe formimin e qeverisë.
Në mars të vitit 2017, Këshilli i Evropës ritheksoi mbështetjen e qartë për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me kusht që vendi i interesuar plotëson të gjitha kushtet, ruan raporte të mira me fqinjët e saj dhe zgjidh dallimet me anë të mjeteve paqësore.
Në këtë kontekst, normalizimi i mëtejshëm i raporteve me Serbinë nëpërmjet Dialogut të Ndërmjetësuar nga BE-ja dhe zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura deri më tani mbetet një kusht për Kosovën që të avancojë në rrugën e saj për integrim në BE.
Shpresojmë që qeveria juaj merr mundësinë për udhëtim pa viza për qytetarët tuaj në Bashkimin Evropian duke i përmbushur dy kërkesat e mbetura – demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe historiku solid në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
BE-ja është e gatshme që të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në Agjendën e Reformave Evropiane, përfshirë në fushat e sundimit të ligjit, ekonomisë, arsimit dhe administratës publike. Kornizat ekzistuese ligjore dhe politike, siç është Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit, ofrojnë një bazë solide për bashkëpunimin tonë.
Ju dëshirojmë një mandat të suksesshëm si Kryeministër