Tusk telefonon presidentin e ri të Ukrainës: Keni përkrahjen e palëkundur të BE-së

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, ka telefonuar sot, për herë të parë pas zgjedhjes si Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn.

Tusk i ka shprehur atij dhe vendit që përfaqëson mbështetje të parezervë, transmeton Klan Kosova.

“E para, një thirrje telefonike e mirë me presidentin e ri të zgjedhur të Ukrainës, Volodymyr Zelensky”.

“E sigurova atë për përkrahjen e palëkundur të BE-së ndaj Ukrainës. Shohim përpara drejtë një bashkëpunimi BE-Ukarinë në Samitin e korrikut”, ka shkruar Tusk në Twitter.

Të ngjashme